Sport

Dështon sërish platforma e biletave, qytetarët zbulojnë mashtrimin e Tikss App

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tri ditë pas një dështimi të dyshimtë, platforma e autorizuar për shitjen e biletave të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, Tiks App, ka dështuar sërish të premten.

Pasi sot u paralajmërua fillimi i rishitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Angli që zhvillohet të dielën, uebsajti i Tiks App ka shfaqur sërish probleme. Vetëm pak minuta pas orës 21:30, në Tiks APP nuk figuronte asnjë vend i lirë në stadium.

Mirëpo, tentimi i kësaj platforme për të mashtruar tifozët e Përfaqësueses së Kosovës është vërejtur sërish nga qytetarët.

Një njoftim i Tiks APP lidhur me shitjen e biletave, i postuar në rrjetin social Facebook rreth dy orë më parë, është vërshuar nga komentet. Komentuesit kanë akuzuar platformën Tiks APP për një “mashtrim të ulët” ndaj tifozëve.

Sipas qytetarëve, menaxherët e Tiks APP u kanë hequr të abonuarve mundësinë e kyçjes nëpër llogaritë e tyre.

“Kqyreni, e kanë programuar që mos me bë login”, ka shkruar një qytetar, teksa komentit të tij i ka bashkangjitur një fotografi që dëshmon se menaxhuesit e uebfaqes e kanë hequr mundësinë e kyçjes së abonuesve nëpër llogaritë e tyre.

Edhe shumë qytetarë të tjerë janë ankuar për bllokadën në kyçje të llogarisë së Tiks APP.

Nuk kanë munguar as ironitë me telashet e tifozëve të Kosovës për pajisje me biletë, shkruan Gazeta Insajderi.

Megjithatë, një numër i vogël i qytetarëve kanë treguar se janë pajisur me biletë të premten. Bileta ka pasur në dispozicion vetëm për pjesën jugore, pasi që ato nëpër pjesët e tjera të tribunave nuk kanë qenë në dispozicion.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv