Sport

Dështon Pogba, Real Madrid gjen alternativën e re

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Real Madrid ka hapur bisedimet rreth nënshkrimit të mesfushorit të Sporting, Bruno Fernandes pasi shpresat e tyre për të joshur Paul Pogban në Bernabeu duket se kanë dështuar.

Fituesi i Kupës së Botës kishte qenë synimi kryesor i Zinedine Zidane për pjesën e mbetur të dritares së transferimit të verës dhe kishte shpresë që në fundin e afatit kalimtar mund të arrihej një marrëveshje.

Pogba përvijoi qëllimin e tij për të lënë potencialisht United përpara se të fillonte sezoni, duke pretenduar se mund të ishte koha për një sfidë të re pas tre viteve në Old Trafford, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, transferim i tij në Spanjë me shumë mundësi është i pamundur pasi edhe United nuk dëshiron ta shesë.

Dhe, me mbylljen e dritares së transferimit spanjoll më 2 shtator, Reali ka vendosur të kthejë vëmendjen e tyre diku tjetër – te Bruno Fernandes i cili, për ironi, ishte lidhur me një kalim te United për pjesën më të madhe të verës.

Burimet e Goal kanë thënë se një përfaqësues nga klubi i La Ligës është takuar me agjentin e mesfushorit Sporting, me palën portugeze që ka njoftuar Los Blancos se duan 80 milionë euro për 24-vjeçarin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv