
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur zyrtarëve të Vetëvendosjes lidhur me kërkesën për postin e kryeministrit.
Ai ka thënë se nuk bëjnë koalicion me asnjë parti që i kushtëzon me këtë post ndërsa ka ftuar zyrtarët e Vetëvendosjes të përmbahen nga deklaratat kushtëzuese.
Kryetari i LDK-së ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimit me PDK-në.
“Do të bisedoj me kryeministrin Haradinaj, me Pacollin, të shohim se ku jemi”, ka thënë ai.
“Për biseda nuk e përjashtojmë PDK-në, por sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, në asnjë rast nuk do të bashkëpunojmë”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.