
Klubi Futbollistik “Dardanët” nga Gjakova ka arritur marrëveshje me trajnerin Desaret Dervishi, shkruan Gazetasheshi.com
Dervishi karrierën si trajner e nisi tek akademia e KF Vëllaznimit, më pas krijoi shkollën e futbollit “Yjet e Gjakovës” dhe së fundi ka qenë trajner tek ekipi senior i Vëllaznimit.
Trajneri gjakovar ka reaguar në profilin e tij duke shkruar se me shumë punë, disiplinë dhe organizim do t’i arrijmë objektivat e klubit.
Dardanët garat i zhvillojnë në Ligën e Dytë të futbollit kosovar