Lajme

Derisa po punonte 44-vjeçari bie nga ndërtesa në Prishtinë

Bie nga objekti 44-vjeçari në Prishtinë, dërgohet për trajtim mjekësor.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se pas lëndimeve të marra, 44-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

‘’Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor’’, njoftoi Borovci.

Borovci njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

Valbon Krasniqi tregon nëse do të ketë sërish mbyllje totale pas rritjes së rasteve me COVID-19

Lajme

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin