Sport

Derbi i ish-skuadrave elitare luhet në Gjakovë

Vëllaznimi dhe Liria dikur formonin derbin e javës në kampionatin elitar në futbollin kosovar, ndërkohë si për ironi të fatit, këto dy skuadra me renome në vend do të formojnë çiftin derbi për javën e pestë në Ligën e Parë, raporton Gazetasheshi.com.

Dy skuadrat ndodhen në Grupin A të Ligës së Parë, teksa ndeshje interesante në këtë grup, pritet të etë edhe ajo ndërmjet Malishevës dhe Istogut.

Në Mitrovicë, Trepca do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ndërsa dy takimet tjera do të jetë Drenasi – Vushtrria dhe Onix – A&N.

Në anën tjetër, ndeshja e vetme e ditës në Grupin B do të jetë ajo mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozhoranit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A

Vëllaznimi – Liria

Malisheva – Istogu

Trepca – Dukagjini

Drenasi – Vushtrria

Onix – A&N

GRUPI B

Ulpiana – Vllaznia

Postime të ngjajshme
Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Sport

Zekirija Ramadani pa “doreza”: Si e vlerëson punën te FC Prishtina, pse nuk foli me Dallkun për skuadrën dhe kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur?

Sport

Formacionet e mundshme: Celtic – Milan

Sport

Flet Arbnor Morina: Tregon pse Arbëria po ka rezultate kaq të mira dhe cilat janë synimet