Sport

Derbi historik mes Liverpoolit dhe Milanit, formacionet e mundshme

Në përsëritje të finaleve të Ligës së Kampionëve 2005 dhe 2007, Liverpooli dhe Milani do të fillojnë sezonin e ri 2021/22 sot në “Anfield Road”.

“Të Kuqtë” e fillojnë këtë kompeticion për të synuar trofeun e shtatë evropian, ndërsa Milani do të kërkojë me çdo kusht fitoren për ta vazhduar startin e mirë të sezonit të ri, përcjell KosovaPress.

Gjigandi anglez dhe “Rossonerët” pozicionohen në Grupin B, të njohur ndryshe edhe si “Grupi i Vdekjes” së Ligës së Kampionëve, së bashku me skuadrat e tjera si Porto e Atletico Madridi.

Të dyja klubet kanë përballje historike mes vete, ku nga katër ndeshje sa i kanë zhvilluar së bashku, tri sosh i ka të fituara Liverpooli, krahas vetëm një fitoreje të Milanit.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, të dy trajnerët do të kenë probleme, ku për Jurgen Klopp nuk do të paraqiten Roberto Firmino, Harvey Elliot dhe Neco Williams, kurse Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet Rade Krunic, Zlatan Ibrahimovic dhe Tiemoue Bakayoko.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Florenzi, Diaz, Leao; Rebic.

Grupi B

21:00 Liverpool – AC Milan (Stadiumi Anfield Road)

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Sport

Start i dobët në Superligë, por Ulpiana tani ka një mesazh