Sport

Dera e FFK-së e hapur për sportistët që dhanë shumë për futbollin vendor

Berat Hyseni ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur pas luftës në futbollin kosovar.

Ai ka bërë karrierë për klube si Flamurtari, Prishtina, Hysi, Trepça ’89, Trepça, Drenica, Ballkani e Hajvalia, duke fituar tre tituj të kampionit.

Po ashtu ai bërë karrierë edhe në Shqipëri te klubet si Tirana dhe Teuta.

Hyseni që aktualisht jeton në Angli, ka vizituar FFK-në, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi.

Hyseni ka thënë për Gazetën Olle, se është i kënaqur me punën që po bëhet në FFK dhe shpreson që arritjet të shtohen dita e ditës.

Ai vlerëson se kampionati ka ngritje të dukshme, ndërsa thotë që Kosova A do të kthehet në formën e saj më të mirë.

Hyseni është ndarë shumë i lumtur me pritjen e kryetarit të FFK-së, i cili nderon futbollistët që në të shkuarën kanë dhënë shumë për futbollin e Kosovës në kushte jo edhe aq të mirë, siç janë tani.

Postime të ngjajshme
Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës

Sport

Dinamo refuzon tjetër ofertë për Lirim Kastratin