Lajme

Deputetja Valdete Idrizi: I tmerrshëm sulmi ndaj gazetarit, me urgjencë të ndriçohet ky rast

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, e ka cilësuar të tmerrshëm sulmin me plumba ndaj veturës së gazetarin Shkumbin Kajtazi.

Idrizi ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, ndërsa i ka ftuar organet e drejtësisë që ta ndriçojnë me urgjencë këtë rast.
“Kjo është me të vërtetë e papranueshme. E tmerrshme. Ky veprim, ky sulm duhet të denohet nga të gjithë. Nuk duhet të kaloj në heshtje asesi. Nuk mund dhe nuk guxon të cenohet fjala e lirë, në asnjë mënyrë, e lere më me kësi veprime të ulta e të frikshme.
I ftoj organet e drejtësisë që sa shpejtë dhe me urgjencë të ndriqojnë këtë veprim të tmerrshëm dhe të rrezikshëm në vendin tonë!”, ka shkruar Idrizi

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

Lajme

Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Lajme

Vjedhja e dy milionëshit, shteti sekuestron tri vetura