Lajme

Deputetja e VV-së i pëgjigjet Isa Mustafës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku pas mbrotjes që Isa Mustafa i bëri zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, tha se i dyti i Qeverisë do duhej të jepte dorëheqje vet pas deklaratave të tij për çështjen e të pagjeturve.Kollqaku për Gazeta Blic thotë se pas deklaratave të papërgjegjshme të Selmanajt nëse nuk jep dorëheqje do duhej të shkarkohej nga pozita.

Ajo thotë se kjo është hera e dytë që Selmanaj jep deklarata të papërgjegjshme dhe kërkon nga ai të ketë kujdes për shkak të pozicionit të cilin ai e ushtron.

“Mirë kish qenë ai vet me dhënë dorëheqje, për ndryshe nëse nuk jep dorëheqje do duhej me u shkarku nga kryeministri. Deklarata e papërgjegjshme e zëvendëskryeministrit, më e pakta që ai ish deshtë me ba kish me qenë me dhanë dorëheqje, përndryshe është e qartë se i duhet të shkarkohet. Është hera e dytë që zëvendëskryeministri jep deklarata të pa përgjegjshme. Është e qartë që ne jemi në kundërshtim të plotë me deklaratat e tij, sa do që ai tani po arsyetohet. Besoj që prej pozicionit të cilin e ushtron duhet të ketë shumë kujdes në deklarata, sidomos për çështjet e ndishme si të pagjeturit. Shumë familje ende nuk i kanë gjetur mbetjet mortore të trupave të familjarëve”, deklaroi Kollçaku për Gazeta Blic.

Ajo ka folur edhe për mocionin e mosbesimit të inicuar nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje.Ajo PDK-në e quan si jo të sinqertë sepse nuk po u ndihmon që ta rrëzojnë Qeverinë. E Qeveria thotë Kollqzku është jo legjitime dhe ka rrëmbyer pushtetin

“Ju e dini që për ne komplet Qeveria është jo legjitim. Ata kanë rrëmby pushtetin dhe nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve. Pjesa tjetër e opozitës po del jo e sinqertë sepse nuk po i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë”, thotë Kollqaku për Gazeta Blic.Selmanaj kishte deklaruar se “jemi lodhë me kësi qasje”, kur ishte debatuar për Saranda Bogujevcin, e cila ishte e mbijetuara e një masakre.Deklarata e tij u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale dhe më pas u inicua edhe një peticion për shkarkimin e tij.

Por Selmanaj doli me një sqarim në profilin e tij në Facebook, me anë të të cilit tha deklarata e tij është thënë “vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike. Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj”, shkroi ai ndër të tjera.E kundër peticionit për shkarkimin e Selmanajt doli edhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa.“Gabim e kanë ata që organizojnë peticione”, thotë Mustafa.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në këto vende

Lajme

Pasi Geci i tha se do të merret me të, vjen reagimi i Kryeziut

Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë