
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pasur një polemikë me ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq.
Gjatë seancës së Kuvnedit të Serbisë, deputeti shqiptar iu është drejtuar Joksimoviqit dhe Martinoviqit, në lidhje me demokracinë, pasi që kishte qenë Joksimoviq, ajo e cila i kishte thënë Kamberit se shenjë e demokracisë është edhe pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Serbisë.
Postimi i plotë i Kamberit:
Replika me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Selakovic, Ministreshën për integrime evropiane Jadranka Joksimovic dhe përfaqësuesin e grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinovic
Pjesmarrja Juaj këtu është dëshmi e demokracisë”, tha ministresha Joksimovic.
Pjesmarrja ime në parlament është rezultat i pjesmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat.
Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti. Nëse të drejtën time për të folur lirshëm e konside