Lajme

Deputeti i VV’së nxjerr të plotë fotografinë e Saranda Bogujecit me Daçiqin: Kjo është manual për dialogun me Serbinë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit.

Çeku ka publikuar fotografinë e plotë të Saranda Bogujevcit me Ivica Daçiqin nga ekspozita në Beograd, duke thënë se kjo fotografi është manual për dialogun me Serbinë.

“E keni falas nga Saranda. Shfrytëzojeni”, ka shkruar Çeku.

“Saranda Bogujevci ka qenë e para dhe e vetmja që ja ka thënë në sy Daciqit atëherë si kryeministër i Serbisë krejt kr.imet që Serbia i ka bo ndaj familjes së saj dhe Kosovës.

Në këtë foto ajo është duke ja treguar disa rroba të familjarëve të saj të vr.arë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se nuk do ta harrojë kurrë sikletin dhe djersët që e kanë kapluar Daciqin atë natë.

“Pas shpjegimit qe ja ka bo Saranda, e pata pyet Daciqin se a do ti kërkojë falje Sarandës dhe vik.timave tjera: nuk u pat përgjigj.

Jashtë objektit ku mbahej ekspozita, kane qene me qindra serb qe donin me thy xhamat e me hi brenda me suImu Sarandën.

Kjo ekspozite është i vetmi moment ne historinë 20 vjeçare kur ne Serbi iu është përplasë e vërteta.

Me dhjetra vizitor i kam parë teksa kane qajtë”, ka thënë Krasniqi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Më në fund, votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Lajme

Zjarrfikësit shpëtojnë një grua të moshuar, pasi i është përfshirë banesa nga flakët

Lajme

Ky është zyrtari i MPB-së që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Gjakovë

Lajme

Aktakuzë për korrupsion ndaj drejtorit të urbanizmit në Komunën e Ferizajt