Lajme

Deputeti i VV-së i reagon ish-kryetarit Visar Ymeri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani për FrontOnline foli edhe për deklaratën e ish-kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili tha se kjo parti ka pësuar debakël për shkak të arrogancës.

Ai tha se nuk i komenton deklaratat tendencioze të Ymerit, i cili, siç tha ai, ka pasur qëllim shkatërrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Deklarimet e tilla janë arrogante dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin kur vinë nga një njeri që ka pasur qëllim shkatërrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë tendencioze dhe nuk merrna me deklarata të tilla”, u shpreh Rrahmani.

Pas rezultatit të zgjedhjeve është deklaruar edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai tha se rezultati jo i mirë është si shkak i disa defekteve brenda partisë dhe bashkimit të partive tjera kundër VV-së.

Related posts
Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Lajme

A do të ketë lirim të masave për festat e fundvitit dhe cili është rekomandimi i infektologëve?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *