Lajme

Deputeti i PDK’së: Gent Cakaj e ka derën e hapur te ne

Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri. Pas dorëheqjes në Kosovë u ngritën aludimet se i njëjti mund ti bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare për sa i përket kësaj çështje.

“Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete. Është i mirëseardhur çdo qytetarë, por mbettë zotëri Cakaj që të mendoj vet se a dëshiron që ti bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-së.

Hoxha foli edhe për deklaratat e mirëseardhjes për Cakajn, nga persona të strukturave të PDK-së. Deputeti theksoi se si ai ashtu edhe Vlora Çitaku janë të mirëseardhur për tu bërë pjesë e listës së PDK-së.

“Përndryshe edhe strukturat e PDK`së edhe qytetarët e dinë respektin e tij ndaj liderëve të PDK-së, si për z. Thaçi ashtu edhe për z.Veseli. Është dëshirë e strukturave të PDK-së që të kenë një figurë të tillë në parti. Të dy kanë një përvojë të jashtëzakonshme dhe padyshim që të dy janë të mirëseardhur në PDK. Ka dëshirë dhe vullnet që z.Cakaj të jetë pjesë e PDK-së, në këtë rast edhe i Vlorës”, ka thënë më tutje ai.

Sipas tij, PDK`ja do të jetë fituesja e zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti në vend.

“PDK`ja do të befasoj edhe kësaj radhe me listën zgjedhore. Do të jetë lista më e mirë e mundshme nga partitë politike. Nuk e kemi bërë ende. Unë e di çfarë diskutohet dhe krejt çfarë mund të them është se veçse kanë filluar aderimet e reja dhe garantoj që lista e PDK-së do të jetë më e mira dhe do të jetë listë fituese e zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar Hoxha.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë Hoti

Lajme

Infektologu kosovar thotë se edhe në Kosovë mund të jetë i pranishëm varianti i ri i Covid 19