Lajme

Deputeti i PDK-së pyet se a po i dëgjon kush kritikat e Amerikës për Specialen

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi, përmes një cicërime në Twitter ka komentuar lidhur me kritikat e Amerikës për Gjykatën Speciale.

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e konsideruan të drejtë deklaratën e Daniel Serwer se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por se një juridiksion të tillë s’po e zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.

“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.

E lidhur me këtë çështje, Krasniqi i PDK’së ka pyetur se a po dëgjon ndokush këtë thirrje.

“Por, a po e dëgjon kush”, ka pyetur Krasniqi në ‘retweetin’ e tij mbi cicërimën e Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuar.

Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së që të hetojë punën e Speciales dhe që Ëashingtoni të ndërprejë bashkëpunimin nëse gjejnë që kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rrëfehet piloti amerikan: Si na suImuan serbët me raketa në Beograd gjatë bombardimeve më 1999

Lajme

Kalon projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike me kushtet e PDK’së

Lajme

Vjosa Osmani nuk ka të drejt të formojë parti politike, e ka vetëm një opsion

Lajme

Zemaj takohet me Hotin: Dakordohen për vendimet për festat e fundvitit