Lajme

Deputeti i LVV-së e quan palaço Selmanajn

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, e ka quajtur palaço zëvendëskryeministrin e vendit Driton Selmanajn, pas përleshjes fizike që ndodhi sot në Kuvend.

Basha, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se e tëra situata që ndodhi në Kuvend ka ardhur si “pasojë e palaços ‘Selmanaj’, që vjen aty dhe ofendon deputetët për temën e të pagjeturve”.

“Kjo temë është jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterur dhe prandaj ju duket e parëndësishme”.

“Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi!”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Zëri

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit