Lajme

Deputeti i LDK’së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, e ka fajësuar nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosja, Arbërie Nagavcin për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.Manaj ka thënë se saherë që ka ndodh incidente në Kuvend, gjthmonë kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur.

Sipas tij, përplasja ndodhi meqenëse Nagavci nuk po di si ta menaxhojë seancën.

“Sa herë që kanë ndodh incidente në Kuvend, kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos e menxhu seancën mirë. Incidenti i sotëm ndodhi shkaku i juaj. Nuk keni të drejtë tua ndalni fjalën deputeteve”, tha Manaj.Ndryshe, gjatë debatit për të pagjeturit, deputetët e LDK’së dhe VV’së janë përplasur mes vete fizikisht.

Postime të ngjajshme
Lajme

Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

Lajme

E zbulojnë shkencëtarët: Ky është ilaçi që parandalon përhapjen e COVID-19 për 24 orë

Lajme

Ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon Kryeziut: Me ty merrëm unë

Lajme

Lajm i mirë për 7 komunat e Kosovës, futen në zonën e gjelbër!