Sport

Deputeti i Kosovës, Bekim Haxhiu ka një këshillë për Shqipërinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu shprehet se Shqipëria mund të marrë shembull Ligjin e Sponsorizimit të Sportit, i cili është miratuar së fundmi në Kosovë për ta zbatuar në sportin vendas.Për “TV Klan”, ai theksoi avantazhet që ofron Ligji i ri i Sponsorizimit, ku nga heqja e tatimit mbi mbi fitimin (30%) u jep mundësi klubeve të përfitojnë 25-30 milionë të cilat mund t’i investojnë vetë në sport duke mos u derdhur në arkën e shtetit.

Ai theksoi se Parlamenti i Shqipërisë mjafton që të marrë këtë ligj dhe ta përshtasë në kuadrin ligjor për sportin.

Koha e miratimit të Ligjit – Ligji për sponsorizimin si çdo ligj tjetër ka procedurat e tij parlamentare, votimin e parë dhe votimin e dytë. Por, te ligji për sponsorizim kishte pak vështirësi, sepse duhej të harmonizohej edhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale. Dhe kjo ka marrë pak më shumë kohë në raport me ligjet e tjera. Por debatin e parë për sportin ne e kemi organizuar në vitin 2012. Isha bashkë me kolegen Vjollca Krasniqi, kur organizuam debatin e parë për ligjin në parlamentin e Kosovës dhe ku nxorrëm disa prej rekomandimeve dhe një ndër to ishte edhe miratimi i ligjit për sponsorizim dhe ligji kundër huliganizmit. Të dy këto ligje në parlamentin e Kosovës tanimë i kemi miratuar dhe janë në funksion.

Kuota 30% – Heqja etatim-fitimit prej 30% ka qenë pas një konsultimi të gjerë me komunitetin e sportit, nevojën që të rriten investimet në sport, sepse në buxhetin e Kosovës, përafërsisht llogaritej që nga tatimi në fitim hyn prej 80 deri në 90 milionë në vit dhe ky 30% është nga kjo sasi, pra mund të lirohet, të investohet drejtëpërdrejtë në sport. Që mos të jetë si mënyra e mbështetjes dhe investimit në sport ajo që ka qenë në kohën e komunizmit ku shteti i ka investuar aktivitetet dhe klubet sportive dhe federatat. Tani jetojmë në demokraci dhe duhet që përmes ligjeve, të cilat i favorizojnë investimet në sport, pra lirimet në sponsorizim dhe mbështetja përmes reklamimit. Janë dy gjëra që ne i kemi parashikuar në ligjin për sponsorizim. Të ardhurat nga sponsorizimi janë të ardhura të patatueshme për klubin, ndërsa të ardhurat nga reklamat janë të tatueshme për klubin, për përfituesin në këtë rast.

Ndikimi i ligjit në sportin e Kosovës – Ju po e shihni që vitet e fundit ka një rritje të cilësisë dhe kualitetit në sport, pra investime dhe mbështetje të sponsorëve në klub. Kompani të rëndësishme janë lidhur me klubet kosovare dhe kanë ndikuar në rritjen e kualitetit dhe cilësisë. Pra, ai 25-30 milionë që ka shkuar drejtëpërdrejtë në arkën e shtetit dhe pastaj shteti ka vendosur se ku t’i investojë ato, tani është e drejtë e kompanive se në cilat klube dhe kë duan të mbështesin.

Rëndësia e këtij ligji për Shqipërinë – Ne kemi marrë shembuj të mirë, edhe nga Gjermania dhe nga Kroacia. Besoj që edhe Shqipëria tani duhet ta marrë shembull Kosovën, që të ketë një mbështetje më të fuqishme për sportin. Unë uroj që edhe kolegët e mi, deputetët e parlamentit të Shqipërisë, të marrin iniciativën. Ligji ynë është një ligj i mirë, nuk ka nevojë për përkthyes, e kanë të gatshëm edhe mund t’ia përshtasin sistemit ligjor të Shqipërisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshjet e Superligës nuk do të luhen më nga ora 14:00, ky është orari i ri

Sport

Arbëria mposhtet nga Drita, klubi vjen me një reagim të veçantë

Sport

Morina tregon për defektin e Arbërisë

Sport

Duro flet pas ndeshjës, ka disa fjalë për futbollistët dhe ndeshjen ndaj Llapit