Sport

Deputeti i Kosovës bëhet sponsor i klubit të Superligës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dukagjini i Klinës është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas 16 viteve mungesë.

Skuadra klinase tanimë e ka nisur edicionin e ri ku para tifozëve të vet ka barazuar pa gola 0-0 me Ballkanin.

Dukagjini tani është bërë edhe me sponsor të ri, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj me kompaninë e tij kanë nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me klubin.

Njoftimi i klubit pa ndërhyrje:

Kemi kënaqësinë të iu njoftojmë se K.F. Dukagjini ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e suksesshme “Getrinke Vrella”, e cila do ta mbështesë klubin me mjete financiare gjatë sezonit futbollistik 2019-2020. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Sportiv i klubit, z. Fabian Veseli dhe pronari kompanisë “Getrinke Vrella”, z. Gani Dreshaj, ndërsa gjatë nënshkrimit të marrëveshjes i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe drejtori i klubit, Fabian Veseli, kanë falënderuar z. Dreshaj për përkrahjen financiare që po i jep klubit dhe kanë theksuar se ky është një kontribut i rëndësishëm për lojtarët dhe klubin. Ndërsa, z. Dreshaj, i cili vazhdimisht ka qenë përkrahës i klubeve sportive dhe sportistëve, theksoi se klubi i Dukagjinit me organizimin e mirë që ka bërë vitet e fundit dhe qasjen serioze i ka dhënë klubit drejtimin e duhur dhe ka dëshmuar se meriton një përkrahje si nga tifozët po ashtu edhe nga bizneset. Të gjithë në klubin KF Dukagjini dhe qytetin e Klinës e falënderojmë z. Gani Dreshajn.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv