Lajme

Deputeti i AAK’së: Koalicioni është stabil

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka deklaruar se koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është stabil.

Selmanaj ka thënë se Qeveria ka shumë sfida, por koalicioni vazhdon të jetë stabil.

“Normal që Qeveria e Kosovës ka shumë sfida përpara mirëpo koalicioni vazhdon me qenë stabil dhe po i kryen përgjegjësitë e veta”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, pas shumë dështimeve Ligji për Rimëkëmbje duhet të miratohet në seancë të jashtëzakonshme.

“Mos votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike po ndodh në mungesë të votave të mjaftueshme për faktin se edhe PDK edhe VV-ja nuk po e përkrahin kështu që na mbetet neve si koalicion që në një seancë të jashtëzakonshme ta votojmë këtë ligj”, tha Selmanaj për Ekonomia Online.

“Është e drejtë e PDK-së që të ketë kërkesa dhe iniciativa si parti politike dhe si grup parlamentar, por megjithatë pakon të cilën e ka sjellë Qeveria duhet të kalojë në Kuvend”.

Selmanaj arrestimet e fundit nga Specialja, i konsideron të papranueshme dhe të padrejta.

“Ne tash fatkeqësisht do t’i vuajmë pasojat e një vendimi të padrejtë që fatkeqësisht e ka votuar parlamenti i Kosovës”.

“Arrestimet që kanë ndodhur për neve janë të papranueshme dhe mendoj që këto dy arrestime e fundit të kryetarit të OVL-së dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj janë të padrejta dhe të panevojshme sepse asnjë rast nuk e kemi që dikush është ftuar nga Gjykata Speciale dhe që nuk ju ka përgjigjur”, tha ai.

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete

Lajme

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19, në raportin 24 orësh në Kosovë

LajmeSport

Djali i Behxhet Pacollit sfidon shahistin më të mirë në botë, Karpovin