Lajme

Deputeti i AAK-së pas ndalimit të veteranit të UÇK-së i shkruan letër Edi Ramës

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit nga organet e Republikës së Shqipërisë të ish-luftëtarit Murtez Kastrati.

Syla i ka shkruar letër Kryeministrit Rama duke thënë se arrestimi i Kastratit me fletarrest të Serbisë është skandal.

“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia.Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit!” – ka shkruar Syla në Facebook.

Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar nga policia shqiptare bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familjari i 7 vjeçarës që vdiq sot me fjalë rrëqethëse për të, akuzon ordinancën private

Lajme

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Lajme

OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Lajme

Nga nesër nisin punën disa çerdhe private në Prishtinë