Sport

Deputeti Haxhiu shpërthen me akuza ndaj FFK-së pas kualifikimit të Maqedonisë në Evropian

Maqedonia e Veriut sot ka arritur një rezultat historik duke u kualifikuar në kampionatin Evropian pasi në finale mposhti Gjeorgjinë me rezultat 0:1, shkruan “Zeri.info”.

Maqedonia në muajin tetor e kishte mposhtur në gjysmëfinale Kosovën me rezultat 2:1.

Ish nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu ka shpërthyer me akuza ndaj FFK-së dhe disa futbollistëve dardanë.

“Maqedonia fiton kundër Gjeorgjisë dhe kualifikohet në Kampionatin Evropian. Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës paska publikuar një lajm se kombëtarja e jonë u kthye në stërvitje. Në vend se të jepnin llogari për eliminimin dhe dështimet e kombëtares sonë, FFK vazhdon thua ti se asgjë nuk ka ndodhur dhe stërvitjet tani janë lajmi kryesor”, ka shkruar

Haxhiu duke shtuar:

“Pandev me futbollistët tjerë të kombëtares së Maqedonisë iu dhanë leksion lojtarëve tonë dhe të Gjeorgjisë se si luftohet për Shtetin që përfaqëson”.

Krejt në fund, Haxhiu ka thënë se tashmë as fryma e Vokrrit në Kombëtare është tretur.

“Fryma dhe vizioni i Vokrrit u tret! FFK dhe kombëtarja jonë janë bërë për të ardhur keq!”, ka përfunduar ai. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi