Sport

Dënohen tre futbollistë për përleshjen në Suharekë, ja sa ndeshje do të mungojnë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të e 31-të të Superligës si dhe të xhiros së 24-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B.

Duke iu referuar të gjitha fakteve dhe dëshmive, Komisioni disiplinor ka dënuar dy futbollistë të Llapit (Ahmed Jonuzi dhe Elvis Prenqi) dhe një futbollist të Ballkanit (Kushtrim Gashi) me ndalesë loje për dy ndeshje zyrtare, shkruan Gazeta Olle.

Vendimet e plota nga Komisioni disiplinor për futbollistët në fjalë:

Lojtari i FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore : DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93 . Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 30.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s