Lajme

Dënohen me nga 20 euro gjobë dy aktivistë të VV-së pasi goditën me vezë Murat Mehën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi dhe Kushtrim Avdimetaj janë dënuar me nga 20 euro gjobë pasi goditën me vezë Murat Mehën.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga vet Azemi.

Azemi ka shkruar se nuk do ta paguaj këtë dënim pa u dënuar Murat Meha e shefat e tij.

Ndryshe gjuajtja me vezë e Murat Mehës, atëherë kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, ndodhi në janar të vitit 2016.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Para disa dite me erdhi një letër nga Gjykata në shtëpi. Ishte një vendim për dënim me gjobë 20€.
Kur e kontrollova emrin e zyrtarit që ma kishte dërguar vendimin, në foton e dytë të profilit të tij ishte llogo e PDK-së, por megjithatë vendosa të shkojë ta shoh se për çka duhet të paguaj.

Kur shkova sot, me thanë se jemi dënuar së bashku me aktivistin Kushtrim Avdimetaj, me nga 20€ gjobë për gjuajte me vezë ndaj Murat Mehës. Përsoni që i bëri dëm një vendi duke faluar/shitur territore, e pa u dënuar ky e shefat e tij, jo nuk do paguajmë ne që protestuam simbolikisht.

Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siq morrën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjeshme por kurrë su dënuan nga sistemi i Drejtësisë!

Shumë nga ne u rrahem e mbajtëm burg për protestat tona kundër Demarkacionit. Astriti u vra duke u akuzuar rreth kësaj çështje. Që demarkacioni të kalonte na thanë se vjen liberalizimi, përsëri gënjyen e gënjyen…

Por fatmirësisht soji i tyre morri fund!

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat