Sport

Demhasaj në stilin e Ronaldinhos, asiston tek Lenjani që i siguron Grasshopperit fitore jetike

Grasshoppers ka fituar ndaj Thun me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të të Challenge League.

Protagonist në këtë ndeshje ishte, Ermir Lenjani që shënoi golin e epërsisë për 2-1.

Por meritat për këtë gol i shkojnë më së shumti Shkëlqim Demhasajt, i cili në minutën e 51-të tregohet i jashtëzakonshëm në zonën kundërshtare, duke dribluar katër mbrojtës për të asistuar te goli.

Lenjani nuk e kishte të vështirë të shënonte pasi porta ishte e zbrazët.

Grasshopper ka marrë fitore që e mban në vendin e parë në renditje, ndërsa është afër që të kthehet në elitë.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien