Lajmet e fundit nga Shqipëria tregojnë për dëmet e para nga tërmeti që goditi vendin.
Sipas Top Chanel një ndërtesë në Durrës ka dëmtime të mëdha ndërsa brenda sajë ndodhet disa persona.
Durrësi sipas Top Chanel ka mbetur pa rrymë ndërsa lëkundjet kanë shkaktuar panikë tek qytetarët.
Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 dhe është ndjerë në të gjithë vendin.
Qendra botërore e mbikqyrjes së termeteve ka publikuar të dhënat e shprëndarjes së dridhjeve nga tërmeti i fundit në detin Adriatik.
Sipas kësaj qendre tërmeti me magniturë 6.4 shkallë është ndier në Bullgari,Bosnje dhe Hercegovinë,Kroaci,Itali,Mal të Zi,Maqedoninë Veriore dhe normalisht në Shqipëri.
Kjo qendër ka saktësuar se tëmeti u shënua në orën 3 e 54 minuta të mëngjesit me epiqendër detin Adriatik.