Lajme

Dëmet dhe shifrat/ IKMT në terren për të shembur banesat e rrezikshme

Në dy qytetet më të prekura në Durrës dhe në Thumanë, grupet e punës të IKMT-së po punojnë për shembjen e të gjitha ndërtesave të shkatërruara dhe që janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve.

Dita e pestë nga tërmeti vdekjeprurës! Në dy qytetet më të prekura në Durrës dhe në Thumanë, grupet e punës të IKMT-së po punojnë për shembjen e të gjitha ndërtesave të shkatërruara dhe që janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve. Po ashtu edhe ekspertët e ardhur nga Franca, Italia, Zvicra dhe Greqia, po vlerësojnë të gjitha pallatet dhe godinat e tjera që janë raportuar si të dëmtuara për të bërë vlerësimin nëse janë apo jo të banueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Këto grupe kontrolli po vijojnë vlerësimet jo vetëm në Thumanë e në Durrës, por edhe në Tiranë, Bubq e në të gjitha zonat e tjera ku janë raportuar për dëme të konsiderueshme nga tërmeti. Sipas ministrisë së Mbrojtjes deri më tani afërsisht janë 4 mijë familje që e kalojnë natën jashtë për shkak të dëmeve nga tërmeti./sh/

Postime të ngjajshme
Lajme

Banorët e Dumnicës mbushin rrugët për të portestuar, kërkojnë të dalin nga karantina

Lajme

Detaje rreth gjendjes shëndetësore të foshnjës me koronavirus në Kamenicë

Lajme

Dëshmia e 66-vjeçarit shqiptar që mposhti koronavirusin

Lajme

Pas kërkesës së Thaçit për mandatarin e ri, reagon nënkryetarja e LVV’së