Sport

Delegohen gjyqtarët e xhiros së dytë të Superligës, ja kush i drejton dy ndeshjet kryesore

Fundjava na pret me ndeshje shumë interesante të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim se dueli kryesor i javë do të zhvillohet në kryeqytet, ku kampionët e presin skuadrën e Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshje interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku Drita do t’i bëjë konak Llapit.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e dytë të Superligës.

Në ndeshjen Prishtina – Ballkani, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjyqtar i katërt Selim Isufi. Ndërsa, në VAR do të jetë Visar Kastrati.

Në ndeshjen mes Dritës dhe Llapit, drejtësinë do ta ndaj Vigan Ibërdemaj me asistentët Imran Kabashi, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt Arben Halilaj. Ndërsa, në VAR do jetë Alban Shala.

Delegimet e plota:

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar