Sport

Deklarohet për herë të parë presidenti dhe nënkryetarët e Superligës Evropiane – tregojnë se si do të ndryshojë futbolli

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez, Kryetari i parë i Superligës, ka reaguar për herë të parë rreth krijimit të garës më të re në futboll.

Edhe pse shumë kush, përfshirë këtu edhe FIFA-n e UEFA-n që po reagojnë vrazhdët, kreu i Los Blancos ka sqaruar situatën e krijuar.

“Ne do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta çojmë atë në vendin e duhur në botë”, ka thënë fillimisht ai.

“Futbolli është sporti i vetëm global në botë me më shumë se katër miliardë tifozë dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është t’i përgjigjemi dëshirave të tyre”.

Andrea Agnelli, kryetar i Juventusit dhe nënkryetar i Superligës, tha: “12 klubet tona themeluese përfaqësojnë miliarda tifozë në të gjithë globin dhe 99 trofe evropianë”.

“Ne kemi ardhur së bashku në këtë moment kritik, duke bërë të mundur që konkurrenca Evropiane të transformohet, duke e vendosur lojën që duam në një bazë të qëndrueshme për të ardhmen afatgjatë, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme solidaritetin dhe duke u dhënë tifozëve dhe lojtarëve amatorë një rrjedhë të rregullt të ndeshjeve kryesore që do të ushqejë pasionin e tyre për lojë ndërsa u siguron atyre sfida tërheqëse”, ka shtuar më tej ai.

Dhe së fundmi, Joel Glazer, Bashkëkryetar i Manchester United dhe nënkryetar i Superligës, tha: “Duke mbledhur klubet dhe lojtarët më të mirë në botë për të luajtur me njëri-tjetrin gjatë gjithë sezonit, Superliga do të hapë një kapitull të ri për futbollin evropian, duke siguruar konkurrencë dhe lehtësira të klasit botëror, dhe rritjen e mbështetjes financiare për piramidën e gjerë të futbollit”.

Propozimi ishte këtë të diele u ndesh me kundërshtime të vendosura nga Liga Premier , FA, ECA, FIFA, UEFA dhe madje edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

ECA mbajti një takim urgjent të dielën në mbrëmje për të diskutuar propozimin.

Agnelli, i cili është president i ECA, dhe i cili ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, nuk ishte i pranishëm.

Italiani tani pritet të japë dorëheqjen nga ECA.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s