Zgjedhjet 2021

Deklarata për “përçarjet familjare” nga VV-ja, sqarohet Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së, ka mbështetur deklaratën e tij, se subjekti politik ‘Vetëvendosje’ ka sjellë “përçarje familjare” në vote.

Tutje, ai ka insistuar se Vetëvendosja ka bërë përpjekje sistematike që të sigurojë votues të çdo moshe. Ai këto komente i ka bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7, shkruan Gazeta Express.

“Para disa viteve, janë të njëjtit njerëz, që kanë organizuar ligjerata të tipit të sistemit të mëparshme edhe me nxënës me shkolla të mesme. Pa asnjë dyshim, deri në këtë nivel”, ka thënë Hoti.

Kreu i ekzekutivit në detyrë, në njërin nga tubimet elektorale të mbajtur nga LDK’ja, deklaroi se Vetëvendosja ka sjellë përçarje familjare, për shkak të dallimeve në votim ndërmjet një familjeje.

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Deputetja më e pafat në LDK, mori vetëm 397

LajmeZgjedhjet 2021

Ku u votua më shumë Vjosa Osmani?

LajmeZgjedhjet 2021

Kaq vota mori Behgjet Pacolli në zgjedhje

LajmeZgjedhjet 2021

Vjosa Osmani shkruan historinë, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë