Sport

Deklarata emocionuese e Messit pasi fitoi Copa del Rey

Lionel Messi u ngjit lart në shkallët e stadiumit për ta marrë trofeun e tij të parë të Copa del Rey si kapiten i Barcelonës të shtunën mbrëma pasi shënoi dy herë në fitoren 4-0 në finale ndaj Athletic Club .

Argjentinasi, i cili mori shiritin nga Andres Iniesta në vitin 2018, ishte qartë i entuziazmuar që udhëhoqi klubin e tij drejt triumfit në Sevilla.

“Është shumë e veçantë të jesh kapiteni i këtij klubi. Është një Kupë shumë e veçantë për mua, sepse jam në gjendje ta ngrit vet atë”, ka thënë fillimisht Messi për Barca TV.

“Të mos jesh në gjendje ta festosh atë me tifozët tanë është për të ardhur keq. Situata është ajo me të cilën duhet të jetojmë. Është turp”.

“Kupat janë gjithmonë të veçanta dhe tifozët i shijojnë shumë. Këto janë dy klube që janë mësuar me këto finale dhe janë mësuar t’i shijojnë shumë ato”.

 

“Ne e dinim që Bilbao luan kështu, me një 4-4-2 shumë të ngurtë. Ne ishim të durueshëm në top dhe krijuam hapësirën tonë. Lëvizëm shumë në pjesën e parë dhe mendoj se ata ranë në pjesën e dytë”.

 

“Ne e patëm vështirësi në gjysmën e parë të sezonit. Kemi humbur pikë nga pakujdesia”.

“Por, ne kemi ardhur duke u bërë më të fortë, shumë më të mirë, dhe jemi në garën për titull”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka gol në finalen, Dukagjini – Llapi

Sport

Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve

Sport

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi

Sport

Ylli i Kosovës bën debutimin në Bundesliga me Schalken