Sport

Deklarata e parë e Klodian Duro si trajner i Feronikelit

Klubi Futbollistik ‘Feronikeli’ ka caktuar nga sot (e martë) Klodian Duro, si kryetrajner të ri të klubit.

Duro vjen si pasardhës i Afrim Tovërlanit, duke nënshkruar për dy vitet e ardhshme me FC Feronikelin.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në Drenas. Nuk mund t’i thosha jo ofertës së presidentin Naser Ramaj dhe e falënderoj për besimin e madh që ka tek unë. Jemi gjendur mirë bashkë me pjesëtarët tjerë të Feronikelit dhe po ndihem si në shtëpinë time. Uroj që gjithë së bashkë të bëjmë më të mirën pasi jam në një nga klubet më të mëdha në Kosovë që ka fituar gjithçka dhe gjithmonë synon majat e futbollit. Kemi një grup të mirë të futbollistëve dhe kam besim që do ta rikthejmë Feronikelin aty ku e meriton. E falënderoj trajnerin Afrim Tovërlani për punën që ka bërë tek Feronikeli dhe jam i mendimit që gjithë bashkë tu ktheheni sa më shpejt të rezultate pozitive dhe në fund të renditemi në majat e pse jo të fitojmë gjithçka që fitohet këtë sezon”, ka thënë Duro për faqen zyrtare te klubit të Feronikelit.

Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin

Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol

Sport

Sigal Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në basketboll