Sport

Deklarata e javës vjen nga Ismet Munishi

Ballkani është ndalur në një barazim pa gola nga udhëtimi në Gjilan, ndërkohë për trajnerin e kësaj skuadre Ismet Munishi, rezultati i ndeshjes ishte epilog real, shkruan Gazetasheshi.com

Madje, trajneri i klubit nga Suhareka deklaroi pas ndeshjes se vetëm në këtë mënyrë dhe me këso ndeshje futbolli kosovar shkon përpara.

Kjo deklaratë e Munishit meriton epitetin e deklaratës së javës:

“Ishte paraqitje e mirë, jam i kënaqur me luftën në fushë. Kishim një kundërshtar të fortë përballë. Dyja skuadrat kishim raste por them se me pak fat ndoshta edhe kishim mundur te fitojmë edhe pse them se rezultati i barabartë ishte real. Mendoj se ishte lojë e fortë dhe korrekte në fushë dhe them se me kësi ndeshje futbolli shkon përpara”, ka thënë Ismet Munishi për “Art Sport”.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha

Sport

Feronikeli më në fund fitoi, tani kjo është skuadra më e dobët e 5 javëve të fundit në Superligë