Lajme

Deklarata e Fatmir Limajt alarmon Serbinë

Mediet në Serbi janë alarmuar me deklaratën e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas letrës së presidentit Biden ku i kërkon Vuciqit të njohë Kosovën.

B92 duke cituar deklaratën e Limajt thekson se kreu i Nismës tha se përvec që Serbia duhet ta njohë Kosovën, ajo këtë duhet ta bëjë jo nën kushtin e heshtjes dhe mohimit të gjenocidit.

Më tutje, në këtë shkrim Limaj citohet të ketë thënë se tani është koha që Kosova të zgjedhë udhëheqës të denjë, të cilët do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diolomatike që po na pret.

Më poshtë postimi i plotë i Fatmir Limajt pas letrës së presidentit Biden.

“Mirëpres letrën e Presidetit Biden që kërkon nga Vuçiq pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është radha jonë. Ne na duhet që të zgjedhim udhëheqës të denjë, që do të luftojnë për interesin tonë nacional në luftën diolomatike që po na pret. Serbia duhet ta njohë Kosovën, por jo me kushtin e heshtjes dhe me mohimin e gjenocidit“, FL

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, temperaturat deri në 17 gradë

Lajme

Ende pa u bërë kryeministër, shqiptarët jashtë kufijve shprehin kërkesat ndaj Kurtit

Lajme

A do izolohemi? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet nesër për masat e reja