Sport

Deklarata e Batatinës pas humbjes nga Trepça ‘89

Klubi Futbollistik “Llapi” është mposhtur për të dytën herë radhazi në kampionat.

Kësaj here, llapjanët janë mposhtur nga Trepca ’89 me rezultat minimal 1-0, në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës,,.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi ‘bomberi’, Arb Manaj në minutën e 38-të.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili është ndarë i kënaqur me angazhimin e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje jo e lehtë. Trepca ’89 ka dhënë maksimumin. Skuadra jonë nuk i realizoi rastet e pjesës së parë për të mbyllur gjithçka. Ndërsa, në pjesën e dytë djemtë u angazhuan dhe e dhanë maksimumin. Ndoshta fati ishte në anën e 89-shit sot, për shkak se gjatë gjithë kohës kemi luajtur në fushën e tyre, por nuk arritëm të realizonim gol”, ka thënë Batatina për ‘Art Sport’

Llapi pozicionohet në vendin e nëntë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Kurse, Trepca ’89 tashmë zë vendin e gjashtë me tri pike të mbledhura nga dy ndeshje.

Postime të ngjajshme
Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume