Sport

Deklarata e Batatinës pas humbjes nga Drenica

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapi
Tahir Batatina nuk është ndarë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij në duel me Drenicën (3-0), por fajtor kryesor për këtë disfatë tekniku llapjan mendon se janë pikërisht vendasit nga Skenderaj me lojën e tyre të ashpër që e aplikuan në këtë takim, raporton Gazetasheshi.com.

“Drenica e bëri diferencën me ashpërsinë e vet. Dy futbollistë na u lënduan për shkak të lojës së ashpër të futbollistëve të KF Drenicës në pjesën e parë të lojës. U detyruam ti largonim dy sulmuesit kryesor. Kur humbet dy futbollistët kryesor brenda një pjese është e vështirë për një skuadër dhe e vështirë ishte edhe për ne, megjithëse u munduam të reagonim në pjesën e dytë”, deklaroi Tahir Batatina për “Super Sport Kosova”.

Më tej tekniku i KF Llapit foli edhe për paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në “Bajram Aliu”, teksa beson se ekipi do të këndellet në javët në vazhdim.

“Nuk është pritur një humbje kaq e thellë, por sidoqoftë është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit dhe ka shumë kohë për ndeshjet në vazhdim që ne të rikuperohemi dhe të shohim gabimet ku duhet përmisohemi”, mbylli deklaratën e tij Batatina.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv