Sport

Deklarata befasuese e Roberto Carlosit për Shakhtarin

Roberto Carlos, foli për perspektivat e rritjes së Shakhtar Donetsk, që drejtohet aktualisht nga trajneri italian Roberto De Zerbi, e cila prej vitesh ka rekrutuar gjithmonë shumë lojtarë me origjinë nga Brazili.

Legjenda e futbollit mori vëmendjen më të madhe në atë që ai e sheh skuadrën katalunase si finaliste në Ligën e Kampionëve.

‘Unë shikoj shumë ndeshje të Shakhtarit. Ka shumë brazilianë atje, mes tyre janë miqtë e mi. Për shembull Dentinho, me të cilin kemi luajtur së bashku te Corinthians. Dodo dhe Tete janë gjithashtu lojtarë të shkëlqyer’, deklaroi fillimisht Carlos.

‘Jam shumë i lumtur që Shakhtar i kthen sytë nga Brazili çdo herë në kërkim të lojtarëve të rinj. Atje gjejnë klubin e duhur talentët e rinj brazilianë. Janë 13 brazilianë te Shakhtar, nëse nuk gabohem. Më duhet të përgëzoj presidentin për nënshkrimin e lojtarëve kaq të mrekullueshëm’.

‘Shakhtar ka bërë përparim të madh në të gjitha turnetë ku merr pjesë. Ky është një ekip që i jep shumë futbollit ukrainas. Është gjithashtu e dobishme për rivalët si Real Madridi të takohen me kësi ekipesh. Dhe kjo është padyshim e dobishme për Shakhtarin, pasi ka një mundësi unike për të fituar përvojë ndërkombëtare’.

‘Siç e shoh unë, Shakhtar është skuadra që mund të arrijë në gjysmëfinale apo edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në të ardhmen e afërt. Për ta bërë këtë, i duhet të luajë kundër rivalëve si Real Madridi’, ka shtuar më tej Carlos.

Shakhtari në edicionin e kaluar befasoi Real Madridin, duke e mposhtur si jashtë, ashtu edhe brenda, mirëpo në këtë edicion Los Blancos ishin më të vëmendshëm ndaj tyre.

Ky edicion për skuadrën ukrainase nuk ka qenë edhe aq i frytshëm në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi në katër ndeshje të zhvilluara – kanë arkëtuar vetëm një pikë.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *