Sport

Dejan Vukiçeviq dorëzohet përballë Ballkanit: Këta tre lojtarë më lanë përshtypje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Feronikeli nuk ishte as hija e kampionit përballë FC Ballkanit këtë të shtunë, teksa me rezultat bindës 3-1 u detyrua ta braktis Therrandën, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Dejan Vukiçeviq e di mjaft mirë se ku gaboi skuadra e tij në këtë duel, teksa thurr elozhe edhe për këta futbollistë të Ballkanit.

“Gjithçka shkoi mbrapsht për ne sot. Lojtarët e Ballkanit (Arbër Hoxha, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli) ishin në nivel të jashtëzakonshëm. Me shpejtësinë e tyre ata na nxorën shumë telashe neve. Kishim mundësitë tona përmes Kastriot Rexhës, por që nuk i shfrytëzuam. Gabuam sot shumë, sidomos në repartin e mbrojtjes. U munduam të riktheheshim në pjesën e dytë, por ishte e kotë, pasi që sërish pësuam nga vendosja e gabuar dhe ndeshja mori fund për ne kur mbetëm me dhjetë futbollistë”, deklaroi Vukiçeviq pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Fotografia e FC Ballkani
Pamje nga ndeshja Ballkani 3-1 Feronikeli
Më tej tekniku malazez i Feronikelit ka edhe një porosi për futbollistët e tij, teksa flet edhe për ndeshjen ndaj FC Prishtinës javën e ardhshme.

“Neve na mbetet të punojmë shumë. Disa lojtarë nuk e duan lojën në dy anët, të sulmosh dhe të mbrohesh. Duhet kuptuar që futbolli është një lojë kolektive. Duhet të vraposh shumë për të arritur deri te rezultati. Ne nuk kemi bërë asgjë sot për ta merituar një rezultat më të mirë. Këto ndeshje tregojnë shumë dobësi, por për fatin tonë kemi shumë kohë për tu përmisuar. E presim Prishtinën në një ambient tjetër dhe disponim tjetër. Do ta shfrytëzojmë pushimin e kombëtareve për tu rikuperuar aty ku e shohim të nevojshme”, mbylli 51 vjeçari.

Feronikeli tashmë renditet në mesin e tabelës me tre pikë dhe vetëm një gol më tepër të shënuar se të pranuar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv