Lajme

Deda: Nuk ka ndryshime nëse një pjesë e PAN mbetet në qeveri

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, deklaroi se nuk mund të ketë ndryshime në vend nëse pas zgjedhjeve do të ketë qeveri me një pjesë të PAN-it.

Deda u shpreh se logjika thotë që qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet qeveria e ardhshme. Por, sipas tij, në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet.

“Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it?”, shkroi ai. Postimi i Dedës: Zgjedhjet e radhës janë mundësi për Kosovën, po jo me diskutimet “kush osht kryeministër” apo “kush me kon po bon koalicion” para ose pas zgjedhjeve.

Logjika e thotë që Qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme. E në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet. Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it? Apo, ku është logjika që në këto zgjedhje vendimtare të thuhet “vullneti i anëtarësisë është të dalim vet në zgjedhje”? Apo “bëjmë koalicion vetëm me udhëheqësin tonë”?

Të gjitha partitë e kanë para vetës sondazhin e bërë pas 3 gushtit, ku të katër partitë e mëdha janë mes 19 e 22%, dhe për arsye të margjinës së gabimit nuk dihet cila është partia e parë. Unë këtu s’po shoh ndryshim, por Qeveri me pjesë të PAN-it prapë, qeveri të gjysmë-ndryshimit.

Është vetëm një mundësi për ndryshim – ai i cili është në tryezë qe 10 vjet, po asnjëherë nuk e realizua për shkak të raporteve mes partive, dhe interesave të tyre partiake apo grupeve brenda partive. Ky është bashkimi i forcave demokratike, lista e përbashkët, dhe programi emergjent qeverisës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat