LajmeZgjedhjet 2021

Deçanin jo, por VV ia merr Gjakovën AAK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore në Gjakovë me 21.212 vota apo 53.9 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave në këtë komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e dyta me 9.710 vota apo 24.67%.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, parti e tretë në këtë komunë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 3.352 ose 8.52 për qind, Partia Demokratike e Kosovës e katërta me 2.782 ose 7.07 për qind të votave.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar bindëse në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, me 47.89 për qind të votave ose 377.072 të votave.

Postime të ngjajshme
Lajme

Propozohet orë policore, Qeveria merr nesër vendim

Lajme

PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime

Lajme

Anëtari i LDK’së kërkon ndihmë nga qytetarët për t’i treguar kandidatin që duhet votuar për kryetar

Lajme

Vlora Çitaku tregon se cilat fotografi mbante në zyrë, sa ishte ministre