Sport

Debutoi me Kosovën, Blendi Idrizi tregon se kujt do t’ia dhurojë fanellën

Kosova e ka mposhtur San Marinon në miqësoren e luajtur në “Fadil Vokrri”.

Dardanët realizuan fitore të thellë me rezultat 4-1, shkruan Gazeta Olle.

Disa futbollistë u paraqitën për të parën herë në fanellën e Përfaqësueses.

Njëri nga ta ishte Blendi Idrizi, lojtari i Schalkes 04.

Ai ka treguar se kujt do t’ia dhurojë fanellën e Kosovës pasi ishte hera e parë që e djerësiti.

“Debutimin nuk mund ta përshkruaj me fjalë, ndërsa ishte ndeshje e veçantë për mua. Kanë qenë ditë të mira për mua dhe më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Fanellën sigurisht se do t’ia jap ndonjë anëtari të familjes”, ka thënë Idrizi për “SuperSport Kosova”.

Idrizi pati një paraqitje fantasike sot, duke ndihmuar shumë në fitoren e thellë të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria

Sport

Etrit Berisha pritet të nënshkruajë me shtatë herë kampionin e Italisë

Sport

Bëhen ndryshime të mëdha në skuadër, konfirmohet ardhja e Rafet Prekazit