Sport

Debutimi i hidhur i yllit nga Kosova

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Debutimi i mesfushorit Meritan Shabani me ekipin e parë të Wolverhamptonit ishte i hidhur.

Shabanit, ndeshja debutuese i zgjati vetëm një çerek ore, pasi u lëndua dhe u detyrua ta lëshojë fushën. Sipas parashikimeve të para, ai pritet të mungojë për periudhë të gjatë. Lëndimin e pësoi të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Readingut në kuadër të League Cup të Anglisë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë ndeshje, Wolverhamptoni e fitoi 4:2 pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues (1:1). Mesfushori 20-vjeçar, në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 74-të, në vend të Morgan Gibbs-White. Mirëpo, pas 15 minutave lojë u detyrua të largohet me barelë.

Ai u rrëzua pa pasur kontakt me ndonjë lojtar kundërshtar dhe sipas parashikimeve të para, ka pësuar dëmtim të rëndë të ligamenteve të gjurit. Trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo, është shprehur i shqetësuar me lëndimin e Shabanit, të cilin e ka vlerësuar shumë dhe ka planifikuar ta aktivizojë edhe në kuadër të Premier Leagues.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv