Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Java e ardhshme shënon rikthimin e futbollit të Kosovës pas më shumë se dy muajsh mungesë, raporton “Zeri.info”.

Të martën zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Drenicës, teksa të mërkurën, Ballkani e pret Feronikelin.

Gazetarja dhe moderatorja “Qeqa” Krelani i ka komentuar këto dy ndeshje, derisa është përfshirë edhe në një debat të ‘nxehtë’ me ndihmës-trajnerin e FC Prishtinës, Debatik Currin.

“E shoh më favorit në këto dy ndeshje FC Prishtinën dhe Ballkanin, por këta të fundit mund të jenë më të rezervuar“, u shpreh “Qeqa” në “Dueli Sportiv”, përcjell “Zeri.info”.

“Shoh një inat dhe rivalitet mes Ballkanit dhe Prishtinës, andaj janë me meritë këtu dhe duan të vazhdojnë më tutje. Kupa e Kosovës nuk është një garë intensive si Superliga“, tregon më tej ajo.

Tutje, ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Currin i cili thotë se nuk ka “inat” mes klubit të tij dhe Ballkanit, derisa thotë se kampionati është dashur të fillojë.

Ndërkaq, gazetarja Krelani i është përgjigjur duke thënë nga Ballkani, FC Prishtina është mposhtur dhe ndaj saj nuk ka fituar asnjëherë.

“Sa i përket dëshirave të mia, e largoj Ballkanin dhe e dërgoj në Ligë të Dytë dhe e sjelli Vëllaznimin në elitë. Keni zhvilluar dy ndeshje, dhe nuk i keni mposhtur në dy ndeshje. E keni edhe një ndeshje“, theksoi Krelani

Postime të ngjajshme
Sport

E KONFIRMUAR: Skuadra nga Maqedonia rrëmben super-talentin kosovar

Sport

Ekskluzive: UEFA kërkon dorëheqjen e Ademit, i dërgon letër FFK’së

Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Sport

E mërkura e pasur me futboll, vëmendja në Premierligë