Sport

De Biasi “thyen heshtjen” pas raportimeve, tregon se a do pranonte të emërohej trajner i Kosovës

Pas largimit të trajnerit Bernard Challendes, emra të ndryshëm u përfolën për të drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës.

Njëri ka emrat e përmendur, ishte ai i ish-përzgjedhësit të Shqipërisë, Gjani De Biasi, ka thënë se nuk ka kontaktuar me drejtuesit e FFK, por nuk do ta përsjashtonte si mundësi.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte knaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për Indeksonline.

Ai poashtu foli edhe për zviceranin Challendes.

“Më vjen keq për Challendes sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, shtoi italiani.

De Biasi në vitin 2016 arriti që me kombëtaren shqiptare të kualifikohen në kampionatin evropian.

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës