
Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputetë të AAK-së nga komuna e Deçanit.
Ai ka postuar një foto ku ka treguar se do të jenë 9 kandidatë, kurse 5 prej tyre garojnë për herë të parë në zgjedhje, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Deçanit bashkëbiseduam me kandidatët për deputetë që do ta përfaqësojnë Deçanin në këto zgjedhje; Arbër Tolaj, Arif Ahmetxhekaj, Erblina Tahiraj, Hajdar Sutaj, Rasim Selmanaj, Ramë Likaj, Shkumbin Demaliaj, Time Kadriaj dhe Ukë Osaj.
Ky ekip garanton fitoren e Deçanit sikurse rezultatin befasues që do ta ketë Aleanca në këto zgjedhje.
Në këtë ekip janë pesë kandidatë që garojnë për herë të parë: Rama, Hajdari, Erblina, Arifi dhe Uka.
Suksese!