Lajme

Daut Haradinaj e prezantoi si aderim, Shqiprim Kodra e demanton

Pas postimit të Daut Haradinaj, se Shqiprim Fadil Kodra i bashkohet AAK-së, në Facebook, ka marrë demantin e shpejtë nga vet Kodra.

Ai e ka demantuar deputetin e AAK-së dhee ka thënë se pirja e një kafeje nuk është anëtarësim në partinë e Ramush Haradinaj.

Shqiprim Kodra ka shkruar se “Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona.”

Postimi i plotë i z. Kodra që demanton z. Haradinaj:

I nderuar Z. Haradinaj mik i familjes sonë dhe të nderuar miq e dashamirë.
Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra.

Më lejoni të ju njoftoj se Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona.

Me respekt,
Shqiprim Fadil Kodra.

 

Postime të ngjajshme
Lajme

Kandidati i PDK-së reagon për sondazhin

Lajme

“Ke pezm ndaj Kurtit”, “Cili pezm o zotëri, a e ka pa çfarë i keni bërë Prizrenit”: Përplasen Hyseni e Pozhari

Lajme

Haradinaj tregon nëse do bashkëpunojë me Vetëvendosjen për referendumin e bashkimit me Shqipërinë

Lajme

Mister i madh në Lezhë, policia rrethon qytetin