Lajme

Daut Haradinaj e pranon: Ramushi nuk di të këndojë hiç edhe pse qejf ka boll

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në “Natë vere” në T7, ka dhënë një deklaratë befasuese për vëllain e tij, Ramush Haradinajn.

Ai ka vënë në dyshim aftësitë e të vëllait në këndim.

“Ramushi s’di me këndu hiç, a qejf ka boll”, ka qenë përgjigjja e tij, kur është pyetur se a më mirë këndon gruaja e tij, Lola, apo vëllai i tij, Ramushi.

Ai ka treguar edhe momente të veçanta me të vëllain dhe dëshirën e tij për të kënduar.

Daut Haradinaj ka folur edhe për ëndrrën e Lolës që të bëhet këngëtare, duke hedhur poshtë thashethemet se ai e kishte penguar ëndrrën e saj. /reporteri.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën