Sport

Dardanët sërish me reagim të ashpër për Kemal Ademin

Tifogrupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar edhe njëherë në lidhje me çështjen e ardhjes eventuale të Kemal Ademi te përfaqësuesja jonë.

Sulmuesi shqiptar gjatë ditës së djeshme deklaroi se është duke e pritur “telefonatën” nga përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq. Ndonëse kandidat edhe për Kosovën, Ademi e ka mendjen te helvetikën.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, “Dardanët” kanë shkruar se Kosova nuk nuk ka nevojë për “tugjarë”.

Është koha që të merr fund një fenomen tejet negativ. Është koha që të ndërpriten keqpërdorimet e emrit të Kosovës nga manipulantë të ndryshëm nga vende të ndyshme. Është koha që këta njerëz t’i emërojmë dhe të mos meremi më me ta në të ardhmen.

Kombëtarja duhet te jetë zgjedhje zemre për secilin lojtar me origjinë nga Kosova. Fanella e Kosovës peshon shumë më rëndë sesa lehtësia me të cilën disa individë tentojnë ta keqpërdorin si mjet shantazhi në raport me kombëtare të tjera. Përderisa ne respektojmë të drejtën e çdo lojtari për të bërë zgjedhjen e tyre, secili duhet ta dijë që fanella e Kosovës është nder dhe përgjegjësi, e jo objekt negocimi.
Gjithashtu, është esenciale që FFK të siguroj që praktika e keqpërdorimit të vlerës dhe imazhit të Kosovës nga lojtarë të papërgjegjshëm të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Kemi nevojë për lojtarë që na përfaqësojnë njëmend, jo për tuxharë.

Kemal Ademi (dhe ca tjerë para tyre) Kosova është zgjedhje zemre, e jo zori.

#unebiriytkosove #Kosova #Dardanet Shiko më pak

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!