Sport

“Dardanët” me njoftim zyrtar për ndeshjen, Kosovë – Çeki

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Me 7 shtator Kosova pret Republikën e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifo grupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë ardhur me një njoftim zyrtar për këtë përballje, në faqen e tyre nè rrjetet sociale, shkruan BlicMedia.

Ky është njoftimi i plotë i Dardanëve.

Të pamposhtur në 14 ndeshje, Luanët Dardanë vazhdojnë drejt sfidës së rradhës.

Me 7 shtator Kosova pret Republikën e Çekisë në Prishtinë, në ndeshjen që mund jetë vendimtare për kualifikimin në Europian.

Përkundër mungesave të shumë lojtarëve tanë, jemi të bindur se shpirti luftarak i ekipit të Luanëve Dardanë është më i fortë se kurrë më parë.

Si kurrë më parë, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës do ta përkrahim ekipin tonë nga sekondi i parë deri te ai i fundit në stadiumin e stërmbushur ‘Fadil Vokrri’.

Si kurrë më parë, ftojmë tifozët e Kosovës nga gjithë bota në përkrahje të djelmoshave tanë në rrugëtimin drejt historisë, drejt ëndrrës, drejt Europianit 2020.

Sipas traditës, në minutën e 9-të gjithë stadiumi do të duartrokasë për 1 minutë në nder dhe kujtim të legjendës sonë Fadil Vokrri.

Sipas traditës, në fund të ndeshjes gjithë stadiumi do të duartrokasë ekipin tonë, pa marrë parasysh rezultatin.

Të bashkuar e vazhdojmë ëndrrën. Të bashkuar për fitore. Të bashkuar për Kosovën.

#DreamOnDardanians #unëbiriytkosovë #unëbijaytkosovë #Kosova #Dardanët #Dardanians #KOSCZE

Sqarim: ‘Dardanët’ posedojnë biletat në sektorin VERI sikurse në ndeshjet e kaluara, dhe bileta kemi vetëm për anëtarët e tifo-grupit “Dardanët”.
Të gjithë ju që jeni të pajisur me kartelë, ju lusim të na kontaktoni në numrat përgjegjës në qytetet të cilët keni bërë aplikimin, dhe nga nesër deri në ditën e premte (06.09.2019) të pajiseni me biletë.
Për informata rreth udhëtimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve, do t’ju njoftojmë në ditët në vijim.

Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562
Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
Valon Selimi, 049/970-567
Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv