Sport

‘Dardanët’ kundër mundësisë që serbët të luajnë për Kosovën

Lideri i ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha, është shprehur kundër mundësisë që për Kosovën të luajë ndonjë futbollist serb, shkruan Gazeta Metro.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, për “L’Equipe” ka thënë se futbollistët serb janë të mirëpritur t’i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Njerëzit janë të ngopur me të gjitha këto, njerëzit duan të komunikojnë, ata duan të udhëtojnë në Serbi, dhe serbët duan të vijnë këtu lirisht. Gjithçka varet nga vullneti i mirë i qeverisë serbe për të ndaluar propagandën dhe t’i lejojë njerëzit të jetojnë së bashku. Dyert janë të hapura për serbët në ekipin kombëtar” – tha mes tjerash Salihu.

Mirëpo, kundër këtij mendimi janë shprehur tifo-grupi i Kosovës, ‘Dardanët’. Lideri i këtij grupi, Lulzim Berisha, për Gazeta Metro ka thënë se është kundër çdo serbi që të luajë për Kosovën.

“FFK është kompetente të pranoj apo jo. Unë personalisht jamë kundër çdo serbi që të vijë të luajë për Kombëtaren tonë. Ky gjithashtu është edhe qëndrim i ‘Dardanëve’. Kemi shumë gjëra të pazgjidhura ne me serbët. Nuk janë pjekur kushtet që të kemi një etni sikur serbët në Kombëtaren tonë” – ka deklaruar Berisha.

Postime të ngjajshme
Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë

Sport

Reagon Prishtina, tregon se a do të testohet pas kontaktit me kryeministrin Hoti

Sport

Përfundon ndeshja dramatike në Wembley, kjo skuadër i bashkohet Premierligës

Sport

Lampard fillon pastrimin, 10 lojtar mund të largohen nga Chelsea